Napoli blindon Lobotkan, mesfushori rinovon deri në vitin 2027

Nën pemën e Krishtlindjeve, Napoli gjeti rinovimin e Stanislav Lobotkas. Mesfushori sllovak ka firmosur kontratën e re që do ta lidhë me klubin napolitan deri në vitin 2027 me opsionin për të rinovuar edhe një sezon tjetër.

Lojtari, që është një pikë kyçe në formacionin e Spallettit, ka përfituar edhe një rritje rroge dhe tashmë do të fitojë 3.5 milionë euro në sezon. Zyrtarizimi do të vijë në ditët në vazhdim.

Giuntoli dhe De Laurentiis kanë dashur të blindojnë Lobotkan që në muajt e fundit ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha angleze. / Oversport.tv

Foto: SSC Napoli Facebook