Napoli, De Laurentiis në sulm: “Ka raste që të vjedhin kampionatin”

Pak ditë para ndeshjes ndaj Juventus, presidenti i Napolit De Laurentiis kthehet të flasë për mediat për të kaluarën dhe të tashmen e klubit: “Të ardhmen e kemi bërë këto 12 vite në Europë, asnjë skuadër tjetër italiane ka pasur këtë ecuri. Nuk e kemi fituar kampionatin, por nuk është e vetmja gjë e rëndësishme”.

“Ka raste që kampionati fitohet për kombinime të ndryshme, por ka dhe raste që kampionati të vidhet”. Këto fjalë i referohen sezonit 2017-2018, ku Napoli humbi kampionatin në javët e fundit në të ashtëquajturën humbje kampionati në hotel. Ajo ngjarje ka ndodhur në 2018 ku Juventus fitoi ndaj Interit me rezultatin 3-2 me polemika të shumta për arbitrin e asaj ndeshjeje dhe Napoli humbi kreun e klasifikimit në hotel para ndeshjes ndaj Fiorentinës. Gjithashtu këto fjalë ndezin më shumë sfidën ndaj Juventusit këtë fundjavë.