Do të luhen sot ndeshjet e dyta të fazës së grupeve të Europa League. Kryesuesja e Serie A, Napoli do të kërkojë fitoren e parë sezonale në këtë kompeticion në stadiumin “Maradona” përballë Spartakut të Moskës.
Një tjetër përballje italo-ruse është sfida Lazio-Lokomotiva e Moskës, me italianët që pasi fituan derbin, synojnë pikët e para në Europa League. Strakosha dhe Muriqi kanë shanse të mëdha për të luajtur në këtë sfidë, pasi tekniku Sarri mendon të bëjë rotacion në formacion.
Përballja Real Sociedad-Monaco është një nga përballjet më interesante të ditës së sotme, bashkë me sfidën Marseille-Galatasaray. Spikat edhe takimi Celtic-Leverkusen, si dhe sfida Fenerbahce-Olympiakos. Në fushë edhe Ferencavarosi i Uzunit, që do të presë në shtëpi spanjollët e Betis.
The Europa League continues this week 👊
🤔 What are you hoping for on Matchday 2? #MondayMotivation | #UEL
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) September 27, 2021
Sot do të zbresin në fushë edhe skuadrat që marrin pjesë në kompeticionin më të ri të UEFA-s, Conference League. Roma e Mourinhos do të luajë në transfertë kundër Zorya Luhansk, ndërsa Tottenhami do të presë në shtëpi modestët e Mura. Vitesse-Rennes dhe Feyenoord-Slavia Prague janë dy nga takimet më interesante të ditës së sotme në Conference League. /Oversport.tv
⭐️ 𝗠𝗔𝗧𝗖𝗛𝗗𝗔𝗬 𝟮 ⭐️
Which two teams are you backing to win? 🤔#UECL pic.twitter.com/2BGhLmHkga
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) September 30, 2021