Napoli dhe West Ham rivalizojnë për sulmuesin e kombëtares shqiptare

Nuk ka ndonjë të re në lidhje me transferimin e Gianluca Scamacca tek skuadra e West Ham. Madje “The Guardian” shkruan se klubi londinez mund të përqendrojë të gjithë vëmendjen tek një tjetër sulmues, shqiptarin Armando Broja.

Lojtari pëlqehet shumë edhe nga Napoli në Serie A, madje italianët kanë biseduar me drejtuesit e Chelsea për Brojën gjatë tratativës që çoi në Londër Koulibaly.

20-vjeçari shqiptar që shkëlqeu me fanellën e Southamptonit sezonin e fundit, ku shënoi 9 gola në 38 ndeshje të luajtura, është rikthyer te Chelsea, që zotëron kartonin e lojtarit. / Oversport.tv