Napoli, Drejtori Sportiv Giuntoli në punë për të sjellë në skuadër mesfushorin Amrabat. Ndërsa mbrojtësi grek Manolas, ka shprehur pëlqimin e tij për transferimin te skuadra e Olympiakos

Edhe pse na ndajnë pak ditë nga fundi i merkatos, nuk mund të themi që merkatoja e Napolit është e mbyllur. Giuntoli është në punë për t’i vënë në dispozicion trajnerit Spalleti një mesfushor të ri : emri më favorit në listën e drejtuesve është Amrabat (për të cilin duhet gjetur një marrëveshje me Fiorentinën), më pas vijnë Youssof të Saint-Etienne dhe Berge të Sheffield. Të dy janë alternativa të Amrabat edhe pse nuk perjashtohet të ndodhi rasti i Juan Jesus, mund të blihet ndonjë lojtar surprizë. Përsa i përket mbrojtësit Manolas: mbrojtësi grek ka shprehur pëlqimin e tij për transferimin te skuadra e Olympiakos, me të cilën akoma nuk është arritur një marrëveshje.