Napoli e ka seriozisht me koret raciste, ndeshjen e radhës e ndalon direkt

Koret raciste vazhdojë të kumbojnë në Itali. Rasti më i fundit është ai i mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly, pas ndeshjes me Fiorentinën.

Napoli së fundmi është gati të ndërmarrë një hap të rëndësishëm, duke shkuar deri në ndalimin e ndeshjes nëse raste të tilla përsëriten në vazhdim.

Ky është qëllimi i klubit blu, i cili nuk përjashton një qëndrim të fortë për të nënvizuar episode të tilla të turpshme.

Ndërkohë, hetimet nga autoritetet policore vazhdojnë për të identifikuar autorin ose autorët që shfrynë ndaj senegalezit. Sipas La Repubblica, raporti që Prokurori Federal i dërgoi Gjykatësit të Sportit tregon për një grup racistësh dhe jo një tifoz të vetëm.

Pamjet filmike të siguruara demonstrojnë qartë aktin e paprecedentë në stadiumin “Artemio Franchi”, ku një numër tifozësh ofenduan Koulibaly kur ky i fundit u mor në intervistë në fundin e ndeshjes./ oversport.tv