Në stadiumin “Maradona” të mbushur plot me tifozë, Napoli nuk zhgënjen, mposht Romën 2-1 dhe ngjitet në kuotën e 53 pikëve në krye të renditjes, plot 13 pikë më shumë se ndjekësi më I afërt. Osimhen dhe Simeone janë protagonistët e këtij suksesi, që afrojnë Napolin akoma më shumë drejt titullit kampion.
Ndeshja nis me ritëm dhe të dyja skuadrat I afrohen golit të avantazhit. Sfida zhbllokohet nga Osimhen që realizon një gol shumë të bukur, golin e 13-të personal në këtë kampionat. Roma mundohet të reagojë dhe I afrohet golit të barazimit me Spinazzola në fund të pjesës së parë.
Ka emocione edhe në fraksionin e dytë të lojës. Verdhekuqtë barazojnë rezultatin me El Shaarawy, por Simeone shënon golin e dytë për vendasit, që I dhuron Napolit suksesin e radhës në kampionat.
Napoli çon në +13 pikë diferencën me Interin e vendit të dytë dhe hedh një hap të madh drejt titullit kampion. /Oversport.tv