Napoli feston në “Maradona” titullin si kampion i Italisë

Pas fitores së rëndësishme me rezultatin 1-0 sot përballë Fiorentinës, Napoli ka festuar titullin kampion të Italisë për sezonin 2022/23 në stadiumin “Maradona” të mbushur plot e për plot.

Të gjithë lojtarët që kontribuan në fitimin e këtij titulli kampion, u thirrën me radhë për të dalë në fushë siç e ka dhe tradita. Së bashku me lojtarët në fushë ishte dhe presidenti I klubit Aurelio De Laurentiis.

Mes duartrokitjesh u prit në fund dhe strategu I padiskutueshëm I Napolit të këtij sezoni, trajneri Luciano Spalletti. /oversport.tv