Napoli fikson çmimin e Osimhen, Arsenal dhe United synojnë bomberin

“Ka filluar ankandi, të gjithë janë të çmendur pas Osimhen. Napoli e vlerëson kartonin e lojtarit 140 milionë euro”, shkruan e përditshmja napolitane “Il Mattino” në numrin e sotëm.

Janë të shumta skuadrat që ndjekin me vëmendje sulmuesin nigerian, madje të mëdhatë e Premier League si Arsenal, Manchester United dhe Newcastle, kanë dërguar vëzhguesit e tyre shumë herë për të ndjekur Victor Osimhen.

Nga ana e tij lojtari i ka kërkuar agjentëve të tij që të shtyjnë për në qershor çdo vlerësim për të ardhmen, por duket shumë e vështirë që Napoli ta mbajë sulmuesin me një rinovim afatgjatë, pasi De Laurentiis nuk mund të kalojë disa limite për pagat. / Oversport.tv