Luciano Spalleti, trajneri i Napolit, pas fitores 4-0 në transfertë kundër Sampdorias, foli për DAZN dhe vuri në dukje faktin që skuadra e tij nuk e pati edhe aq lehtë të fitonte.
“Jemi të kënaqur me Osimhen, pasi po punon shumë në gjithçka që bën. Ishte një rezultat i mirë sot, por Sampdoria na krijoi probleme në 45 minutat e para.
Gjithsesi ne rezistuam ndaj presingut të tyre dhe i finalizuam shanset tona. Ospina u paraqit shumë mirë në portë gjatë pjesës së parë.
Sampdoria na sulmoi që në fillim, por lanë hapësira prapa dhe në të tilla situata Osimhen është shkatërrues.
Kur loja nuk shkon mirë, ju duhet të përpiqeni të merrni diccka nga individët dhe kjo është ajo që bëmë”, tha Spalleti, ndërkohë që foli më pas për ecurinë e deritanishme.
“Ne jemi vetëm një ekip futbolli, ne gëzojmë dashurinë e jashtëzakonshme që ky qytet ka ndaj ngjyrave të klubit.
Ne duhet të vazhdojmë të punojmë me qetësi, sepse mesatarja për një vend në Champions League është 80-85 pikë, që do të thotë se na duhen edhe 72 pikë.
Duke e parë në këtë këndvështrim, kemi një rrugë të gjatë për të bërë dhe në të njëjtën linjë me ne mund të kthehen edhe skuadra të tjera”, përfundoi Spalleti. / oversport.tv