Napoli “fluturon” edhe jashtë fushe, gati rinovimi me kapitenin

Lajme të mira për Napolin pas humbjes në shtëpi 2-3 ndaj Spartak Moscoë. Duket se rinovimi i kontratës së kapitenit Lorenzo Insigne po afron, pasi kontrata e vjetër skadon në fund të këtij sezoni. Presidenti i Napolit, De Laurentiis  është takuar së fundmi me agjentin e lojtarit për të dhënë propozimin e tij lidhur me kontratën e re.

Sipas Repubblica, De Laurentiis i ka propozuar agjentit të italianit dy oferta që lidhen drejtpërdrejtë me rezultatet e Napolit këtë sezon. Kryefjala është arrijta e Napolit në zonën Champions.

Por,edhe pse më shumë detaje nuk bëhen të ditura, Drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli nuk e ka fshehur optimizmin për arritjen e një marrëveshjeje. “Fakti që po ulemi në tavolinë për të diskutuar mbi këtë gjë është shpresëdhënëse”, u shpreh Giuntoli.

Megjithatë, pas zërave në lajme, agjenti i Insigne ka deklaruar se ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare dhe se akoma ka diferencë midis kërkesës dhe ofertës.

Insigne momentalisht përfiton 4.5 milion euro në sezon te Napoli dhe kërkesa për një pagë më të lartë ka disa muaj që po e shqetëson jo pak ambientin e klubit./ oversport.tv