Napoli, Giuntoli: Na presin 11 finale, fitorja sot është shumë e rëndësishme

Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv i Napolit ka folur për “DAZN” para fillimit të sfidës kundër Milanit.

“Ne kemi të njëjtën ide si Spalletti, është një ndeshje shumë e rëndësishme. Shumë e rëndësishme për tu fituar, për tifozët, për klubin tonë dhe për pikën ku kemi arritur. Jemi të karikuar.

11 ndeshje janë me të vërtetë shumë, sot duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, por na presin edhe 11 finale. Në futboll duhet durim.

Zielinski dhe Osimhen janë djem të rinj dhe ishim të sigurtë për vlerën e tyre. Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme për luftën për titullin kampion”, ka thënë drejtuesi i Napolit. / Oversport.tv

Foto: SSC Napoli Facebook