Napoli gjen akordin për Raspadorin, mbeten për tu zgjidhur bonuset

Vijon tratativa mes Napolit dhe Sassuolos për sulmuesin Giacomo Raspadori. Gazzetta dello Sport shkruan se problemi ende i pazgjidhur mes klubeve është çështja e bonuseve, pasi për shifrën e transferimit akordi është gjetur.

Napoli është gati të paguajë 30 milionë eurot që kërkon klubi emilian. Sassuolo insiston që të përfshijë në tratativë bonuse në varësi të rendimentit që do të ketë Raspadori gjatë sezonit, por kjo gjë nuk i shkon përshtat napoletanëve.

Këta të fundit janë të gatshëm të vendosin në kontratë vetëm një bonus 2 milionë euro, në rast se klubi arrin të kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm. /oversport.tv