Napoli hidhet në sulm, për të zëvendësuar Insignen kërkon yllin e Serie A

Napoli duket se e ka gjetur pasuesin e Lorenzo Insigne në rast se kapiteni nuk rinovon. Bazuar në atë çfarë raportojnë mediat italiane, drejtuesit napoletanë janë vënë në kërkim të një lojtari për të zëvendësuar dhe e kanë gjetur atë tek ekipi i Sassuolos.

Emri është Jeremie Boga. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është në krye të listës dhe pritet që negociatat të fillojnë sa më shpejtë. Ai është i preferuari i Cristiano Giuntoli. Gjëja më pozitive është se edhe sulmuesi i Sassuolos është dakord me një transferim në qytetin e Napolit.

Për sa i përket çmimit të sulmuesit, ende nuk është bërë diçka publike. Ajo që raporton “Corriere dello Sport” është se të dyja ekipet kanë dhënë aprovimin për nisjen e negociatave, Megjithatë, Sassuolo do të përpiqet ta mbyllë sa më shpejt shitjen e lojtarit në mënyrë që mos ta humbasë atë në verë me parametër zero. E kundërta ndodh me drejtuesit e Napolit që kërkojnë të përfitojnë nga mundësia e një marrëveshjeje me kosto zero ose të ulët. /oversport.tv