Napoli humbet edhe Politanon, dëmtimi në kavilje më i rëndë nga sa mendohej

Pas largimit nga grumbullimi i kombëtares italiane në Coverciano, Politano është zhvendosur në Napoli dhe sot ka mësuar shkallën e dëmtimit.

Kontrollet e specializuara kanë evidentuar një dëmtim të ligamentit anterior të kaviljes të djathtë. Koha e rikuperimet mbetet akoma për tu vendosur, por parashikohet që lojtari të qëndrojë jashtë fushës së blertë nga 3 deri në 5 javë.

Anësori i Napolit u dëmtua të dielën në sfidën kundër Milanit, por sërish u grumbullua nga Italia për ndeshjet e Nation League, sepse dëmtimi nuk dukej shumë i rëndë. / Oversport.tv