Napoli i blinduar ditën e diel, ja si pritet të festojnë lojtarët pasi rrugët do të bllokohen

Qyteti i Napolit pritet të “pushtohet” ditën e diel. Një hap fals i Lazios të dielën më mesditë ndaj Interit dhe një fitore e Napolit ndaj Salernitanës, do të shpallte zyrtarisht këta të fundit kampionë të Italisë.

Klubi i De Laurentiis po përgatitet të festojë për titullin kampion e tretë pas më shumë se 30 vitesh pritje. Siç raporton “Il Mattino”, qyteti napolitan do të ndalojë paraprakisht makinat dhe do të lejojë vetëm lëvizjet e këmbësorëve.

Programi i ekipit nuk është ende i qartë, por e vështirë se do të ketë një paradë të lojtarëve me autobus nëpër rrugët e qytetit.

Sipas të gjitha gjasave, festa e Napolit do të zhvillohet në stadiumin “Maradona”, në të cilin janë shitur të gjitha biletat. Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis i kërkoi fansave të jenë të përgjegjshëm dhe të jenë unikë. /oversport.tv