Tre ndeshje, tre fitores: Napoli nuk ndalet as nga Juventusi, që u dorëzua në “Diego Armando Maradona” në një ndeshje të dobët që u dominua krejtësisht nga vendasit. Në fund, rezultati 2-1 me përmbysje, dhe “Axurrët” që festonin.
Këtij dueli, që nisi me një “kërcënim” të Politano që në minutën e parë, nuk i munguan as gafat. Goli i parë erdhi në minutën e 10-të dhe Manolas gaboi, duke i dhuruar një top sulmuesit Alvaro Morata. Spanjolli nuk fali dhe me një gjuajtje brenda zone e çoi topin në rrjetë.
Juventusi festoi dhe më pas prapakthehu, për të ruajtur rezultatin. Napoli kontrolloi lojën, por foli nuk erdhi. 0-1 pjesa e parë, ndërsa në të dytën radhën e kishin bardhezinjtë për të gabuar. Insigne goditi bukur nga jashtë zone dhe Szczesny dha një asist por Politano, i cili vendosi baraspeshën.
Napoli nuk mund të mjaftohej me barazimin. Mario Rui dhe Fabian Ruiz ishin ata që u munduan të shqetësonin portierin polak, por pa sukses. Për të ndihmuar vendasit mendoi Moise Kean, i cili pak minuta pasi kishte hyrë në fushë, devijoi një top drejt portës së tij pas një goditjeje këndi.
Szczesny e ndali topin dhe e devijoi, por më pas shkoi në drejtimin e lojtarit të gabuar. Koulibaly nuk gaboi dhe e çoi topin drejt e në rrjetë. Më pas shfaqje, me aparatin në dorë që fotografonte tifozët e lumtur të Napolit. Minutat e mbetura nuk i shërbyen Juventusit, që po vuan shumë në këtë fillim kampionati. /oversport.tv