Napoli i papërmbajtshëm: Vjen Simeone, pranë firmës Navas dhe Ndombele

Napoli dhe Verona do të ndeshen me njëra-tjetrën në debutimin sezonal në kampionat, por përfaqësuesit e dy klubeve janë takuar më herët për të vulosur transferimin e Simeones tek skuadra e drejtuar nga Spalletti.

Është arritur marrëveshja dhe sulmuesi argjentinas ka mbërritur te “Villa Stuart” në Romë për të kryer vizitat mjekësore. Verona do të përfitojë rreth 15 milionë euro, mes huazimit prej 3 milionësh dhe të drejtës për blerje, që do të bëhet detyrim nëse plotësohen disa kushte që lidhen me rendimentin e lojtarit dhe arritjet e disa objektivave nga Napoli.

Është zvogëluar në 2 milionë diferenca mes palëve, në tratativën që pritet të sjellë Raspadorin te Napoli dhe tashmë prioritet i klubit është një portier dhe një mesfushor, që do të zëvendësojë Fabian Ruiz.

Drejtori sportiv Giuntoli ndodhet në Paris, për të gjetur marrëveshjen përfundimtare me Keylor Navas. Ndombele është ideuar si pasardhësi i Fabian Ruiz. / Oversport.tv