Napoli nuk ndalet, për më tepër nga Cagliari. Skuadra e Luciano Spalleti triumfoi me rezultatin 2-0 dhe thellon rekordin e ndeshjeve radhazi (32) që shënon në Serie A, ndërkohë që edhe kryeson kampionatin me pikë të plota pas 6 javësh.
Napoli në duelin e sotëm kundër Cagliari dominoi, por u mjaftua me vetëm dy gola. Epërsia u vendos shumë shpejt, pasi Osimhen realizoi në minutën e 11-të dhe konfirmoi formën e mirë që po kalon, së bashku me skuadrën.
Duhej edhe një gol i dytë, që erdhi në fillim të pjesës së dytë. Napoli fitoi një penallti, që e ktheu në gol Lorenzo Insigne. Me 2-0 llogaritë ishin të mbyllura dhe skuadra e Spalleti parakaloi Milanin në klasifikim, duke u ngjitur e para me dy pikë më shumë.
Kjo javë e Serie A mbyllet nesër me përballjen mes Venezia dhe Torino. Si çdo duel tjetër do të transmetohet në Oversport.
SERIE A – JAVA 6
Napoli-Cagliari 2-0
Shënues: Osimhen 11’, Insigne (pen.) 57’
/ oversport.tv