Napoli i vetëm në krye pas 1297 ditëve, tifozët ëndërrojnë titullin

Kanë kaluar 1297 ditë, që nga 9 marsi i vitit 2018, por më në fund Napoli ia doli që të rikthehet sërish në majë, i vetëm në krye të rendtijes së Serie A, me pikë të plota pas 4 javësh kampionat.

Skuadra e Spallettit ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë, katër fitore në katër ndeshjet e para, ashtu si skuadra e Sarrit në sezonin 2017/18, që në fund grumbulloi 91 pikë. Napoli i tij shkëlqeu në transfertën në Udine, pikërisht në stadiumin ku Luciano Spalleti shkroi historinë 16 vite më parë, duke u kualifikuar në Champions me skuadrën bardhezi. Një pjesë e mirë e tifozëve nuk ia kanë falur largimin në fund të atij kampionati, prandaj nuk munguan disa sharje në drejtim të tij.

Entuziazmi në kampin napoletan është i madh, tashmë që skuadra qëndron e vetme në krye të renditjes së Serie A. Megjithëse janë vetëm javët e para të kampionatit, skuadra e Spallettit ka fituar zemrat e tifozëve dhe tashmë në Napoli kanë filluar të ëndërrojnë titullin kampion./Oversport.tv