Napoli “mbreti” i penalltive, Torino s’ka gjuajtur ende nga pika e bardhë

Vetëm një skuadër në Itali dhe pesë në total në ligat më të rëndësishme të Europës (Serie A, Premier League, Liga, Bundesliga, Ligue 1) nuk kanë marrë akoma një penallti në favor në kampionatet respektive.

Në Serie A është Torino skuadra që nuk ka gjuajtur asnjëherë nga pika e bardhë këtë sezon, ndërsa Koln, Hoffenheim, Rennes dhe Troyes plotësojnë pesëshen që nuk ka marrë asnjë penallti në favor.

Renditjen e skuadrave që kanë marrë më shumë 11-metërsha në favor e kryeson Napoli. Asnjë skuadër në kampionatet më të rëndësishme europiane nuk ka arritur të fitojë më shumë penallti se skuadra e Spalletit, që qëndron e vetme në kuotën e 10 penalltive.  Insigne është lojtari që ka gjuajtur më shumë 11-metrësha, plot 9.

Renditja e skuadrave të Serie A vazhdon me Inter (9), Fiorentina (8) dhe Milan (8). Kujtojmë se Milani vendosi rekord sezonin e kaluar, duke gjuajtur 20 herë nga pika e bardhë gjatë kampionatit. / Oversport.tv