Napoli mbyll me fitore këtë sezon fantastik, kampionët e Italisë kurorëzohen në “Maradona”

Napoli nuk gabon në ndeshjen e fundit të kampionatit në shtëpi dhe në sfidën e fundit të teknikut Spalletti në pankinë. Vendasit mposhtin 2-0 Sampdorian në “Maradona” dhe mbyllin në mënyrën më të mirë këtë vit, që u kurorëzua me fitimin e titullit kampion.

Vendasit dominojnë pjesën e parë dhe rrezikojnë me Zielinski, Kvara dhe Elmas, ndërsa miqtë reagojnë me Quagliarellan, por 45 minutat e para mbyllen në barazim të bardhë 0-0.

Sampdoria i afrohet golit të avantazhit me Malagrida në pjesën e dytë, por Meret mban të paprekur portën e Napolit. Osimhen zhbllokon ndeshjen nga pika e bardhë, ndërsa Simeone shënon golin që vulos fatin e takimit 5 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.

Në “Maradona” ka nisur festa e titullit, ndërsa Sampdoria largohet nga Serie A me humbje. / Oversport.tv

Foto: Napoli Twitter