Napoli po mendon që tani për sezonin e ardhshëm dhe ka arritur që të bëjë përforcimin e parë në repartin e mbrojtjes.
Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, klubi italian ka arritur marrëveshjen me Getafen për të blerë mbrojtësin e majtë Mathias Olivera.
Uruguaiani do të jetë zëvendësuesi i Faouzi Ghoulam dhe ky operacion i ka kushtuar klubit të Aurelio De Laurentiis 11 milionë euro plus disa bonuse. / Oversport.tv
Foto: Getafe C.F. Facebook