Napoli mesazh tifozëve në rrjetet sociale: E dimë që jeni me ne

“Ne do të luajmë të mbështetur nga tifozët tanë të mrekullueshëm, nga të gjithë ju! Nga ata që do të jenë të pranishëm në stadium dhe nga ata që do të qëndrojnë në shtëpi.

Duam t’u themi të gjithë atyre që nuk kanë mundësi të jenë në stadium, se do të dëgjojmë brohorimat tuaja inkurajuese. E dimë që jeni me ne”-është ky tëeet në faqen zyrtare të Napolit, pak orë para sfidës kundër Juventusit.

Mesazhi i dedikohet tifozëve, që nuk do të jenë të pranishëm në stadium, edhe për shkak të kufizimeve për shkak të Covid 19. Për ata që do të ndjekin takimin (rreth 27 mijë spektatorë) në “Maradona”, dyert e stadiumit hapen që në orën 14.00./Oversport.tv