Napoli-Milan, publikohen formacionet zyrtare të supersfidës

Napoli-Milan është padyshim një sfidë titulli. Ndeshja përmbyllëse e javës së 28 mund të caktojë edhe se kush do të jetë kryesuesi i ri i Serie A për këtë javë, por që padyshim do të ketë edhe shumë rëndësi në aspektin moral.

Ndërkohë që trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë superndeshje. Ashtu si pritej, Spalletti i ka besuar portën Ospinës, ndërsa Rrahmani do të vendoset përkrah Kuilbaly për dyshen e mbrojtjes.

Osimhen i vetëm në sulm, ndërsa pas shpinës së tij do të vendosen Politano, Zielinski e Insigne.

Nga ana tjetër, Pioli i ka besuar një fanellë titullari Kalulu përkrah Tomorit duke marrë parasysh edhe dëmtimin e Romagnoli. Dyshja e mesit të fushës do të përbëhet nga Tonali-Bennacer. Ndërsa, Kessie do të spostohet sërish në rolin e trekuartistit, ku në krye të sulmit do të jetë Olivier Giroud.

Formacionet zyrtare:

NAPOLI (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Lobotka; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Théo Hernandez; Tonali, Bennacer; Messias, Kessié, Leao; Giroud