Napoli në alarm, 5 klube të mëdha të kontinentit kërkojnë Kvaratskhelian

Khvicha Kvaratskhelia ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin e ri në kampionatin italian, ku është protagonist absolut i Napolit me golat dhe asistet e tij.

Klubi italian arriti të sigurojë një “xhevahir” të çmuar për një shumë modeste, por tashmë duhet të tregohet i kujdesshëm, sepse paraqitjet mbresëlënëse të gjeorgjianit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e tjera europiane.

Sipas Fichajes.net janë 5 klube të mëdha të kontinentit, që po ndjekin me vëmendje lojtarin. Bëhet fjalë për Manchester City, Liverpool, Real Madrid, Atletico Madrid dhe PSG.

Gjithsesi për të evituar surpriza të pakëndshme, Napoli ka filluar që tani të kontaktojë agjentët e lojtarit për të zgjatur kontratën me një rritje të konsiderueshme të pagës. / Oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli Twitter