Napoli ka shkruar emrin në historinë e futbollit italian, pas fitores së sotme kundër Sampdoria me rezultatin 4-0. Skuadra e Spalleti numëron 31 ndeshje radhazi që shënon në Serie A, si asnjë klub tjetër.
Në 30 ndeshje që shënonin ishin ndalur Milani dhe Juventusi, që shohin Napolin t’ua thyejë rekordin dhe të kryesojë Serie A pas pesë javësh kampionat me të gjitha fitore. Osimhen shënoi që në minutën e dhjetë, i ndihmuar edhe nga portieri kundërshtar.
Napoli nuk e ndali vrullin dhe Fabian Ruiz më pas me një goditje nga jashtë zone i ccoi shifrat në 0-2. Të kaltrit nuk u mjaftuan me kaq, pasi mbetën në sulm. Osimham dhe Zielinksi shënuan edhe dy gola të tjerë dhe ekipi i Spalleti nuk e ndal hapin, duke fituar 4-0 në Genoa.
Takimi tjetër u zhvillua në Torino, ku vendasit u ndanë në barazim 1-1 me Lazion. Marko Pjaca ndëshkoi skuadrën e Sarrit pas një gabimit të nisur që nga Hysaj e për të vijuar me mbrojtësit e tjerë që nuk mundën të ndalin kroatin, i cili me kokë shënoi.
Lazio e shmangu humbjen në minutat shtesë, pasi fitoi një penallti për prekje të topit në dorë të njëri prej mbrojtësve të Torinos. Immobile nga pika e bardhë nuk gaboi dhe i dha Lazios një pikë në një transfertë që po përfundonte keq.
SERIE A – JAVA 5
Torino-Lazio 1-1
Shënues: Pjaca 76’ / Immobile (pen.) 91’
Sampdoria-Napoli 0-4
Shënues: Osimhen 10’, 50’, Ruiz 19’, Zielinski 59’
/ Oversport.tv