Napoli në treg për zëvendësuesin e Kim, në skenë del talenti i Atalantës

Mbrojtja e Napolit do të humbasë një element kryesor si Kim Min-Jae, pasi ky i fundit do të transferohet tek Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë do të paguajnë klauzolën e lirimit të koreanit që është 50 milionë euro për të transferuar atë.

Tashmë nuk do të jetë e lehtë për Napolin që të gjejë një zëvendësues të mbrojtësit 26-vjeçar. Fillimisht në listën e napolitanëve ishin emrat e Max Kilman dhe Robin Le Normand, por tashmë është dhe një lojtar tjetër.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, një tjetër objektiv i Napolit për qendrën e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm është dhe talenti i Atalantës, Giorgio Scalvini.

Bergamaskët kërkojnë të paktën një shumë prej 50 milionë euro për ta lënë të lirë djaloshin, por kampionët e Italisë shpresojnë të sigurojnë shërbimet e tij duke zbritur çmimin e kërkuar nga zikaltrit. /oversport.tv

Foto: Atalanta Bergamasca Calcio, Facebook