Napoli është mposhtur nga Spartak Moscow dhe ka lënë vendin e parë në grup, që e marrin pikërisht rusët për momentin. Dueli i sotëm përfundoi me rezultatin 2-1 dhe Spartak e zgjidhi shumë shpejt.
Në minutën e tretë Zielinski shkaktoi penallti dhe Sobolev nuk fali. Pa u bërë gjysmë ore lojë Spartak shënoi edhe golin e dytë, duke e vënë Napolin në një situatë të vështirë.
Italianët e drejtuar nga Spalleti u hodhën në sulm dhe dominuan ndeshjen, me Elif Elmas që ishte një nga lojtarët më të rrezikshëm. Në minutën e 64-të ai shënoi për Napolin dhe e hapi takimin.
Lojtari nga Maqedonia e Veriut iu afrua në fund edhe goli të barazimit. Mertens gjithashtu kishte rrezikuar më parë. Pavarësisht përpjekjeve dhe rasteve, Napoli nuk e shmangu dot humbjen ndaj Spartak Moscoë.
Spartak Moscow-Napoli 2-1
Shënues: Sobolev (pen.) 3’, 28’ / Elmas 64’
/ oversport.tv