Napoli njeh vetëm fitore, Fiorentinës i mjafton një gol për të mposhtur Leccen

Skuadra e Spallettit dominon Torinon në transfertë, fiton 4-0 dhe çon përkohësisht në 21 pikë diferencën nga vendi i dytë, në pritje të derbit të Romës dhe supersfidës Inter-Juve.

Osimhen zhbllokon sfidën duke shënuar me kokë. Torino mundohet të reagojë dhe i afrohet barazimit me Vlasic, ndërsa Sanabria është i pafat, sepse gjuajtja e tij ndalet në shtyllë. Kvaratskhelia fiton një penallti të cilën e transformon në gol. Mbyllet 2-0 pjesa e parë. Në pjesën e dytë shënon sërish Osimhen, që gjen golin e 21-të në kampionat, ndërsa Ndombele plotëson pokerin e golave.

Fiorentinës i mjafton një gol që të mposhtë Leccen dhe të arrijë suksesin e katërt radhazi në kampionat. gjithçka vendoset nga një autogol i Gallos. Miqtë pësojnë humbjen e katërt radhazi në kampionat. / Oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli Twitter