Napoli nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ulje: klubi që kërkon të blejë Victor Osimhen duhet të derdhë në arkat e italianëve 110 milionë euro.
Janë të shumtë klubet europiane që synojnë sulmuesin nigerian, por numërohen me gishtat e dorës ata që mund t’ia lejojnë vetes këtë shifër.
Në kategorinë e fundit mund të futet Newcastle, shkruan “Corriere dello Sport”, që e kërkon me ngulm sulmuesin, madje në janar i ofroi Napolit 100 milionë euro për Osimhen dhe Fabian Ruiz. / Oversport.tv
Foto: SSC Napoli, Facebook