Napoli nuk di të ndalet, Osimhen mjafton për fitoren e tetë radhazi

Napoli nuk di të ndalet. Ekipi i Spalletit ka regjistruar fitoren e tetë rradhazi në po aq javë kampionat. Kësaj rradhe, preja ishte Torino e cila u mposht me rezultatin 1-0.

Në pjesën e parë, napoletanët shpërdoruan disa raste të mira shënimi. Lorenzo Insigne humbi një 11-metësh. Goditja në cepin e portës u ndal nga Milinkovic-Savic duke lënë kështu rezultatin në barazim 0-0. Megjithatë, të dyja ekipet e kërkuan golin vazhdimisht por pa mundur dot ta çojnë topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, ishte përsëri Napoli që pa ti anulohej një gol i Di Lorenzo. Ndërhyrja e VAR e bëri të pavlefshme festën e italianit pasi ishte në pozicion jashtë loje. Për të fituar takimin mendoi Victor Osimhen. Nigeriani nuk e shpërdoroi mundësinë pranë portës pas një pasimi të Elmas.

Kështu Napoli arrinë një tjetër fitore duke rimarrë kreun e tabelës dy pikë më shumë se Milani I vendit të dytë. Kjo është fitorja e tetë për Napolin që ende nuk ka bërë humbjen dhe barazimin e parë. /oversport.tv

SERIE A- JAVA E 8-TË
NAPOLI-TORINO
Shënues:
Osimhen 81’