Napoli nuk gabon ndaj Salernitanës, Di Lorenzo dhe Osimhen vendosin sfidën

Nga një gol në çdo pjesë i ka mjaftuar Napolit që të vazhdojë rrugëtimin pozitiv në Serie A. Të besuarit e Spallettit mposhtën në derbi Salernitanën me rezultatin e pastër 2-0 dhe vazhdojnë rrugëtimin e tyre në luftën për titullin kampion.

Sfida nis mirë për vendasit që rrezikojnë dy herë në pjesën e parë, fillimisht me Piatek e më pas me Lovato. Megjithatë, skuadra nga Salerno është e pafat dhe nuk arrin dot të zhbllokojë shifrat. Për të bërë këtë gjë mendon kapiteni i Napolit që në fundin e pjesës së parë realizon duke e çuar skuadrën e Spallettit në dhomat e zhveshjes në avantazhin e një goli.

Edhe pjesën e dytë Napoli e nis aty ku la të parën. Tre minuta nga starti, Victor Osimhen realizon golin e dytë. Elmaz godet shtyllën dhe më pas topi përfundon në këmbët e sulmuesit nigerian që devijon topin në rrjetë.

Salernitana përpiqet të reagojë, madje në minutat e fundit është e pafat. Piatek ndalet nga shtylla dhe nuk arrin dot të realizojë golin që mund të rihapë takimin.

Me këtë fitore, Napoli jep përgjigjen e duhur pas eliminimit në Kupën e Italisë nga Cremonese si dhe vazhdon luftën për titull. Pas 19 javësh të kaltrit ndodhen në kutëon e 50 pikëve. /oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter