Napoli përgjysmohet përpara Legias, Spalleti humb dy lojtarë të tjerë

Sfida e nesërme kundër Legias do të luhet me “dhimbje koke” për trajnerin e Napolit, Luciano Spalleti. Tekniku italian do të duhet të bëjë pa dy lojtarët e saj kryesorë në sfidën e Europa League. Fabian Ruiz dhe Lorenzo Insigne nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë për Poloni për shkak të dëmtimeve.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi italian i cili raportoi se në stërvitjen e sotme, Insigne dhe Ruiz kanë bërë stërvitje të personalizuar për shkak të dhimbjeve që kanë patur si pasojë e lodhjes fizike.

Dy lojtarët i shtohen listës së Osimhen, Malcuit dhe Manolas që ishin konfirmuar më parë se do të mungonin. Napoli do të ndeshet nesër kundër Legias në orën 18:45, për të vendosur edhe kryesuesin e grupit C. /oversport.tv