Napoli pret përgjigjen e Koulibaly, Chelsea ofron 40 milionë për mbrojtësin

Lajme të reja vijnë nga ishulli britanik në lidhje me të ardhmen e Kalidou Koulibaly. Sipas “BBC”, Chelsea po përgatit një ofertë të rëndësishme për qendërmbrojtësin senegalez, që mund të largohet nga Napoli këtë verë nëse nuk rinovon me klubin italian.

Klubi anglez është i gatshëm që të ofrojë 40 milionë euro për mbrojtësin, të cilit i skadon kontrata në vitin 2023.

Siç deklaroi drejtori sportiv i Napolit Cristiano Giuntoli disa ditë më parë, italianët i kanë ofruar Koulibaly një pagë prej 6 milionë eurosh neto në sezon për 5 vite si dhe një post drejtues në klub në të ardhmen.

Gjatë kësaj javë lojtari do të japë përgjigjen përfundimtare dhe më pas mund të kuptojmë se kush do të jetë e ardhmja e afrikanit. / Oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli Twitter