Napoli rikuperon dy lojtarë të rëndësishëm për sfidën kundër Lazios

Pas dy humbjeve radhazi përballë Interit në kampionat dhe Spartak Moscow në Europa League, Napoli po përgatitet për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Lazios që do të luhet të dielën në stadiumin “Maradona”.

Për sfidën kundër bardhekaltërve, Luciano Spalletti do të ketë në dispozicion Lorenzo Insigne dhe Fabian Ruiz. Dy lojtarët janë stërvitur me grupin dhe janë rikuperuar për sfidën kundër skuadrës së drejtuar nga ish-trajneri i tyre Sarri.

Këtyre dy rikthimeve, iu shtohet edhe ai i Diego Demme, që pas 10 ditësh izolim ka rezultuar negativ me Coronavirus. Vazhdojnë të jenë pozitiv me covid Politano dhe Zanoli, ndërsa Anguissa ka vazhduar terapinë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Interit. / Oversport.tv