Napoli shpërblen Di Lorenzon, kapiteni do të rinovojë deri në vitin 2028

Napoli e vlerëson shumë Giovanni Di Lorenzon dhe synon që ta shpërblejë kapitenin me një kontratë të gjatë. Klubi italian synon që ti rinovojë kontratën lojtarit deri në vitin 2028 kur ai do të jetë 35 vjeç.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, lojtari do të rinovojë kontratën në fillim të vitit 2023, pasi shihet nga drejtuesit e klubit si një element shumë i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen.

Ndërkohë që pas rinovimit të Anguissa, Napoli po punon që të zgjasë bashkëpunimin edhe me Lobotka dhe Rrahmanin dhe ka nisur bisedimet me agjentët e lojtarëve. / Oversport.tv