Ndeshja e fundit e ditës së sotme në Serie A, do të jetë sfida Napoli-Cagliari që do të luhet në stadiumin “Maradona” në orën 20.45 dhe do të transmetohet në Oversport 1.
Napoli, e vetmja skuadër më pikë të plota këtë sezon, synon fitoren e 6-të radhazi në sfidën e sotme kundër Cagliarit, që të rikthehet e vetmenë krye të renditjes së kampionatit italian.
Vendasit janë në formë të shkëlqyer dhe sot kërkojnë suksesin e radhës në kampionat. Tekniku Spalletti pritet t’i besojë të njëjtit formacion që mposhti Sampdorian në mesjavë, me të vetmin ndryshim aktivizimin e Politanos në vend të Lozanos.
Miqtë nga Sardenja nuk e kanë provuar akoma shijen e fitores këtë sezon. Pavarësisht ardhjes së Walter Mazzarrit në pankinë, Cagliari akoma nuk po del nga ky moment i vështirë. Sardët do të tentojnë surprizën e madhe në transfertën përballë Napolit, duke synuar një rezultat pozitiv.
Formacionet e mundshme
Napoli (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabian; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen
Cagliari (4-4-2): Cragno; Caceres, Godin, Walukiewicz, Lykogiannis; Nandez, Marin, Strootman, Dalbert; Pavoletti, Joao Pedro.