Napoli vazhdon me hapin e kampionit, rikthehet te fitorja kundër Bolognas

Është mbyllur java e 10-të e Serie A në Oversport me Napolin që është rikthyer te fitorja pas barazimit me Romën. Të besuarit e Spalletit nuk zhgënjyen edhe pse ishin pa trajnerin e tyre në stol duke mposhtur ekipin e Bolognas me rezultatin e pastër 3-0.

Festën e nisi Fabian Ruiz me një super gol. Spanjolli gjeti hapësirën nga jashtë zone dhe goditja e tij u ndal vetëm në treknëdëshin e portës, duke e bërë të pavlefshëm “fluturimin” e portierit Skorupski.

Për të thelluar rezultatin mendoi kapiteni Lorenzo Insigne. Italiani shënoi nga 11-metërshi duke e çuar rezultatin në 2-0. Do të ishte përsëri Insigne që do ta thellonte rezultatin edhe njëherë me penallti. Kapiteni shënoi golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal.

Kështu, Napoli vazhdon ende pa humbje në këtë fillim sezoni në Serie A. Ekipi i Spalletit po kryeson kampionatin italian me 28 pikë, po aq sa Milani i Piolit. /oversport.tv

SERIE A – JAVA E 10-TË
NAPOLI-BOLOGNA 3-0
Shënues:
Ruiz 18’, Insigne (pen) 41’ (pen) 62’