Napoli vendos ta blejë “Zëvendësuesin e Artë”, gati oferta në drejtim të Veronës

Padyshim një nga shpërthimet e Napolit të këtij sezoni, është edhe Giovanni Simeone. “Cholito” shpesh herë është paraqitur në skuadër si një zëvendësues dhe ka treguar se është i dobishëm, duke shënuar ose asistuar.

Siç konfirmon dhe “Calciomercato”, Napoli po mendon të blejë përfundimisht kartonin e 27-vjeçarit i cili është i huazuar nga Hellas Verona. Shuma që do të paguajë Napoli në drejtim të veronezëve për të siguruar shërbimet e Simeone, është prej 12 milionë euro.

I biri i Diego Simeone u bashkua me Napolin në merkaton e kësaj vere, i huazuar për një vit. Në 13 paraqitje në drejtim të Luciano Spalletit, Simeone ka shënuar gjashtë herë. /oversport.tv

Foto: SSC Napoli, Facebook