Napoli zhgënjen në “Maradona”, Verona ndal kryesuesit e Serie A

Napoli zhgënjen në “Maradona”, pasi ndalet në një barazim pa gola 0-0 nga Verona, që merr një pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Ka pak emocione në pjesën e parë, kryesuesit e Serie A nuk rrezikojnë pothuajse asnjëherë, me përjashtim të një autogoli të Gaich, që anulohet për pozicion jashtë loje aktiv të Oliveras.

Spalletti ka lënë pushim disa nga titullarët në prag të sfidës ndaj Milanit në Champions. Kvara futet në lojë në pjesën e dytë, më pas Osimhen, që i afrohet golit të avantazhit, por gjuajtja e tij ndalet në traversë. Në fund të takimit miqtë kanë një mundësi të artë për të shënuar me Ngonge, që nuk arrin të finalizojë një kundërsulm. / Oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli Twitter