Samir Nasri ndryshon profesion. Ish-lojtari i Arsenalit dhe Manchester City do të jetë komentator i Ligës së Kampioneve për televizionin “Canal+”.
Platforma televizive franceze ka zyrtarizuar edhe emra të tjerë të njohur që do të formojnë skuadrën televizive të këtij sezoni. Ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal dhe tekniku Rudi Garcia do të jënë shokët e “skuadrës” së re të Nasri.
Francezi ka një vit pa kontratë, pas eksperiencës së fundit jo shumë të bukur tek Anderlecht. Mesfushori sulmues ishte një nga lojtarët më premtues të brezit të vet.
Pas paraqitjve të mira me Marseille, ishte Arsenali që bleu Nasrin ë vitin 2008. Loja e tij e mirë me “topçinjtë” e Londrës ra në sytë e Mancester City, që e bleu për 25 milion paund në verën e vitit 2011. /Oversport.tv