Natë magjike për Italinë, kampione e Europës në Volejboll për meshkuj

Italia është shpallur kampione e Europës në Volejboll për meshkuj, pasi ka mposhtur 3-2 (22-25,25-20,20-25,25-20, 15-11) në finale Slloveninë.

Ndonëse nuk e nisën kompeticionin si favoritë, “axurrët” u paraqiten shumë mirë në këtë turne, duke fituar të gjitha takimet e zhvilluara.

Pas 16 vitesh Italia fiton titullin kontinental, të shtatin në historinë e saj. Sllovenia duhet të kënaqet sërish me vendin e dytë, ashtu si dy vite më parë në edicionin e kaluar të Eurovolej.

Polonia ka fituar medaljen e bronztë, pasi ka mposhtur 3-0 Serbinë në finalen e vogël të Kampionatit Europian të Volejbollit për meshkuj, që u transmetua drejtpërdrejt në Oversport.