Nations League, kapiteni Berisha: Short i kënaqshëm, duam vendin e parë

Shqipëria të enjten mësoi rivalët në Nations League. Kuqezinjtë do të jetë pjesë e grupit 2 në Ligën B, përballë ekipeve si Rusia, Islanda dhe Izraeli. Në lidhje me shortin për faqen e FSHF ka reaguar edhe kapiteni i Shqipërisë, Etrit Berisha.

“Duke pasur parasysh që jemi ngjitur në Ligën B, normalisht që edhe skuadrat në këtë janë më të forta, kjo dihej. Mirëpo duke parë ekipet, mund të themi që jemi të kënaqur me shortin.

Gjithsesi që të luhen katër ndeshje në 12 ditë do të jetë mjaft e vështirë për secilën skuadër dhe duhet të jemi të përgatitur maksimalisht”, u shpreh fillimisht Berisha, i cili është pjesë e skuadrës së Torino në Serie A.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Më tej ai shtoi: “Synimi ynë kryesor është që të dalim të parët në grup, pasi kjo është mënyra e vetme për të shkuar përpara dhe mënyra e vetme për të arritur një objektiv të rëndësishëm.

Duke parë këtë format të ri të kalendarit, në ndeshjet që do luhen brenda dy javëve të para të qershorit besoj se do të mësohet edhe fati i çdo skuadre në grupin tonë eliminator. Kështu që ne duhet të jemi të përgatitur maksimalisht për të përballuar me sukses këto ndeshje”. / oversport.tv