NBA: Golden State merr kreun e Perëndimit, Milwaukee zhgënjen sërish

Golden State ngjitet në krye të Konferencës së Perëndimit (duke iu bashkuar Utah), pasi ka mposhtur New Orleans mbrëmjen e djeshme në NBA. Vazhdojnë paraqitjet e dobëta të kampionëve në fuqi, Milwaukee që hedhin poshtë avantazhin e 21 pikëve dhe mundën në shtëpi nga Knicks-at.

Brooklyn arrin fitoren e katërt radhazi në kampionat, Cleveland ndal vrullin e Torontos, ndërsa Portland fiton ndaj Indianas.

GOLDEN STATE WARRIORS-NEW ORLEANS PELICANS 126-85

Golden State është në formë të shkëlqyer dhe kalon pa problem pengesën me emrin New Orleans. Me këtë fitore Warriors i bashkohet Utah Jazzit në krye të Konferencës së Perëndimit. Steph Curry nuk është në ditën e tij më të mirë, gjithsesi arrin të realizojë 19 pikë.

Është Jordan Poole më 26 pikë ai që udhëheq skuadrën drejt suksesit. Miqtë pësojnë humbjen e 6-të radhazi në kampionat dhe në këtë sezon kanë koleksionuar vetëm 1 fitore dhe 9 humbje. Jonas Valanciunas bën detyrën e tij, duke shënuar 20 pikë, por nuk mjaftojnë për të evituar humbjen e radhës.

MILWAUKEE BUCKS-NEW YORK KNICKS 98-113

Ndonëse Milwaukee në një moment të ndeshjes kishte 21 pikë më shumë se kundërshtari, Knicks-at kanë arritur të përmbysin gjithçka dhe të fitojnë një ndeshje shumë të vështirë në transfertë.

Giannis Antetokounmpo realizon 25 pikë për kampioinët në fuqi, ndërsa Grayson Allen 22 pikë, por përsëri nuk arritën që të evitojnë humbjen. Derrick Rose me 23 pikë dhe Julius Randle me 32 pikë udhëheqin miqtë drejt suksesit.

DETROIT PISTONS-BROOKLYN NETS 90-96

Brooklyn Nets arrijnë fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke mposhtur në transfertë Detroitin, falë Kevin Durant, që realizon 29 pikë dhe 10 rebounde.

Durant bëhet lojtari i parë në historinë e Brooklyn, që shënon të paktën 20 pikë në 9 ndeshjet e para të sezonit në kampionat. Cade Cunningham shënon 17 pikë për Pistons-at, që në 9 ndeshje të luajtura kanë pësuar 8 humbje.

Ndeshjet e tjera të NBA:

TORONTO RAPTORS-CLEVELAND CAVALIERS 101-102

PORTLAND TRAIL BLAZERS-INDIANA PACERS 110-106

ORLANDO MAGIC-SAN ANTONIO SPURS 89-102

WASHINGTON WIZARDS-MEMPHIS GRIZZLIES 115-87

MINNESOTA TIMBERWOLVES-LA CLIPPERS 84-104

SACRAMENTO KINGS-CHARLOTTE HORNETS 140-110