Kthehet LeBron James, Lakers rikthehet tek fitorja. OK edhe Brooklyn e Denver

Kthehet në fushë LeBron James dhe kthehet buzëqeshja në kampin e Lakers, që rikthehen tek fitorja duke mposhtur 113-101 Clevelandin. Fitojnë edhe Brooklyn dhe Denver: ai që udhëheq Nets-at është Harden me 29 pikë, ndërsa Nuggets shpartallojnë 106-75 Dallasin e Doncic, që shënon vetëm 16 pikë. Portland mund Clippers-at 111-92, festojnë edhe Toronto, Miami dhe Sacramento.

LOS ANGELES LAKERS-CLEVELAND CAVALIERS 113-101

Pasi pa nga pankina dy ndeshjet kundër Spurs dhe Okc, LeBron James rikthehet në fushë dhe i dhuron fitoren Lakers-ave në sfidën kundër ish-skuadrës së tij, Clevelandit. Ka qënë një ndeshje ekuilibruar, por vendasit kanë fituar periodën e katërt, sukses që ka sjellë edhe fitoren përfundimtare.

James shënon 26 pikë, ndërsa Carmelo Anthony realizon edhe 24 pikë të tjera për Lakers. Edhe Westbrook (19 pikë) dhe Davis (15 pikë) kanë dhënë kontributin e tyre në këtë sukses. Cleveland mundet pas tre fitoreve radhazi, Mobley me 23 pikë është më i miri i skuadrës së tij.

BROOKLYN NETS-INDIANA PACERS 105-98

Vuan, por fiton edhe Brooklyn, që bën një ndeshje të madhe, udhëhequr nga dyshja Harden-Durant, për të mposhtur Indianan, që nisi shumë mirë periodën e parë.

Durant dhe Harden së bashku realizojnë 51 pikë dhe arrijnë ti japin një sukses të merituar skuadrës së tyre. 28 pikët e Craig  nuk i mjaftojnë Indianas, që pëson humbjen e pestë në kampionat.

DENVER NUGGETS-DALLAS MAVERICKS 106-75

Ndonëse Nikola Jokic nuk është në formën optimale, Denveri shkatërron Dallasin 106-75. Perioda e tretë ka qënë totalisht e dominuar nga vendasit që fitojnë 33-12. Barton shënon 17 pikë për Nuggets, ndërsa Jokic vetëm 11. Lideri i Dallasit, Luka Doncic  konfirmon mbrëmjen e dobët të skuadrës së tij, duke shënuar vetëm 16 pikë.

Ndeshjet e tjera të mbrëmjes në NBA:

PORTLAND TRAIL BLAZERS-LOS ANGELES CLIPPERS 111-92

TORONTO RAPTORS-ORLANDO MAGIC 110-109

NEW ORLEANS PELICANS-SACRAMENTO KINGS 109-113

MIAMI HEAT-CHARLOTTE HORNETS 114-99