NBA: LeBron kundër Durant në ndeshjen e yjeve, lista e plotë e titullarëve

Do të jetë sërish një sfidë mes Skuadrës LeBron (viti i pestë radhazi si kapiten) përballë Skuadrës Durant (për të dytin vit radhazi), që janë votuar respektivisht si lojtari më i mirë i Konferencës së Perëndimit dhe të Lindjes.

Do të jenë ata të dy, liderët e 2 pesësheve me shumë konfirmime dhe disa prurje të reja, pasi Ja Morant dhe Andrew Wiggins janë grumbulluar për herë të parë në NBA-All Star Game dhe do të jenë titullarë në ndeshjen e yjeve që do të zhvillohet në Cleveland.

LeBron James (Los Angeles Lakers), Nikola Jokic (Denver Nuggets), Andrew Wiggins (Golden State Warriors), Stephen Curry (Golden State Warriors) dhe Ja Morant (Memphis Grizzlies) janë 5-ja titullare e Konferencës së Perëndimit.

Kevin Durant (Brooklyn Nets), Giannis Antetokounmpo (Milwaukee Bucks), Joel Embiid (Philadelphia 76ers), Trae Young (Atlanta Hawks) dhe DeMar DeRozan (Chicago Bulls) janë në formacionin titullar të Konferencës së Lindjes.

Ndeshja e yjeve do të zhvillohet të enjten e 10 shkurtit në Cleveland. / Oversport.tv