NBA: Shkëlqejnë Tatum dhe Doncic, bien në transfertë Lakers dhe Nets

Golden State fiton përballë Utah. Brooklyn Nets, Memphis dhe Lakers pësojnë disfata në ndeshjet respektive. Festojnë Philadelphia, Atlanta dhe Bostoni.

WASHINGTON WIZARDS-BOSTON CELTICS 87-116

Një Jayson Tatum në superformë udhëheq Bostonin drejt një fitore të madhe përballë Washingtonit. Përfundon 116-87 për Celtics, me Tatum që realizon 51 pikë dhe 10 rebounde. Falë kësaj fitoreje Bostoni ngjitet në renditje, ndërsa Washingtoni pëson humbjen e 24 në sezon.

DALLAS MAVERICKS-MEMPHIS GRIZZLIES 104-91

Luka Doncic bën një ndeshje të madhe dhe udhëheq Dallasin në fitoren 104-91 përballë Memphisit. Slloveni shënon 37 pikë dhe 11 rebounde, duke fituar duelin në distancë me yllin e miqve, Ja Morant, që shënon 35 pikë dhe 13 asist.

MIAMI HEAT-LOS ANGELES LAKERS 113-107

Miami përfiton nga humbja e Brooklyn në Minnesota dhe ngjitet në krye të Konferencës së Lindjes, pas fitores në sfidën kundër Lakers. 113-107 ka përfunduar ndeshja, fati i së cilës që u vendos që në pjesën e parë (69-52).

LeBron James shënon 33 pikë dhe 11 rebounde, ndërsa Russell Westbrook 24 pikë, por nuk mjaftojnë që miqtë të evitojnë humbjen. Robinson dhe Jimmy Butler (20 pikë, 12 asist dhe 10 rebound) janë më të mirët e Miamit.

MINNESOTA TIMBERWOLVES-BROOKLYN NETS 136-125

Brooklyn pëson një tjetër humbje në NBA dhe detyrohet të zbresë në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. Minnesota fiton 136-125 falë një pjese të parë shumë të mirë. Ndihet mungesa e Durant te miqtë dhe 30 pikët e Kyrie Irving nuk mjaftojnë që të evitohet humbja.

Ndeshjet e tjera të NBA:

GOLDEN STATE WARRIORS-UTAH JAZZ 94-92

ORLANDO MAGIC-CHICAGO BULLS 114-95

SAN ANTONIO SPURS-PHILADELPHIA 76ERS 109-115

NEW YORK KNICKS-LOS ANGELES CLIPPERS 110-102

DENVER NUGGETS-DETROIT PISTONS 117-111

TORONTO RAPTORS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 105-114

CHARLOTTE HORNETS-ATLANTA HAWKS 91-113