NBA: Super Jokic nuk mjafton, Miami përmbys Denverin dhe barazon serinë e finaleve

Ndonëse realizon 41 pikë Nikola Jokic nuk arrin që ti japë fitoren e radhës Denver Nuggets, që mposhtet në shtëpi nga Miami Heat 111-108 në ndeshjen e dytë të serisë së finaleve të NBA.

Barazohet në 1-1 rezultati i serisë së finaleve. Miami zhvillon një ndeshje të madhe dhe arrin që të përmbysë disavantazhin në periodën e fundit, duke marrë një fitore të çmuar.

Nuk mjafton paraqitja e radhës spektakolare e Nikola Jokic për ti dhënë fitoren Denverit. Vendasit mbyllin pjesën e parë në avantazh (57-51), por miqtë përmbysin gjithçka në periodën e fundit të cilën e fitojnë 36-25 dhe gjithë takimin111-108. Jamal Murray gabon trepikëshin që mund të çonte takimin në shtesë.

Gabe Vincent është protagonisti i takimit për Heat me 23 pikë, ndërsa në këtë sukses kontribuojnë edhe Butler dhe Adebayo të dy me nga 21 pikë. 41 pikët dhe 11 reboundet e Jokic nuk shërbejnë që Denver të evitojë humbjen. / Oversport.tv