Ndahen shumë bileta për Katar 2022, finale Play Off-i në Europë dhe Afrikë

Do të luhen sot në mbrëmje finalet e Play Off-it, që do të përcaktojnë emrat e dy skuadrave të tjera europiane që do të kualifikohen në Kupën e Botës, Katar 2022.

Portugalia do të presë në stadiumin “Dragao” Maqedoninë e Veriut, ndërsa Polonia do të ndeshet me Suedinë në “Silesian Stadium” në Chorzow.

Pas fitores përballë Turqisë, portugezët kërkojnë një tjetër sukses në Porto që të shkojnë në Botëror, por ndonëse janë favoritë, nuk do ta kenë të lehtë përballë maqedonasve, që lanë jashtë Kupës së Botës Italinë.

Suedia eliminoi Çekinë në gjysmëfinale, ndërsa Polonia u kualifikua direkt në finalen e Play Off-it pas përjashtimit të Rusisë.

Sot do të luhen edhe ndeshjet e Play Off-it të kontinentit afrikan, që do të përcaktojnë 5 skuadra që Afrika do të çojë në Botërorin e Katarit. / Oversport.tv

Foto: